Ndërmarrja “Trepça” mbetet pa Bord: Të përkoshmit i kalon mandati e i riu ende nuk është zgjedhur

“Trepça”

Njëra nga ndërmarrjet publike më të njohura dhe më të rëndësishme në Kosovë “Trepça” ka mbetur pa Bord Mbikqyrës.

VIDEO:

Kjo për shkak se Bordit të Përkohshëm i ka skaduar mandati të shtunën, më datë 21 nëntor 2021 pasi ka mbushur 6 muaj nga emërimi nga Qeveria e Kosovës, e cila kishte caktuar këtë bord më 21 maj të po këtij viti me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Atë kohë qeveria e Kosovës kishte emëruar si kryetar të Bordit të Përkohshëm, Bahri Hysenin, kurse anëtarë Hekuran Nikqi, Shyqri Kelmendi, Alban Krasniqi dhe Shyqri Sadiku.

Qeveria e Kosovës është në proces të zgjedhjes së Bordit të ri Mbikqyrës duke përzgjedhur anëtarët e ngushtë për intevistim me gojë.

Kjo është lista e ngushtë e të përzgjedhurve për intervistim me gojë: Selim Lulaj, Goran Laziç, Adem Zogjani, Shaqir Rexhepi, Avdyl Hasani, Muharrem Peci, Fatos Krasniqi, Fadil Begu, Xhevdet Tahiri, Kimete Gashi, Nezir Rama, Muharrem Mustafa, Hasan Fejzullahu, Shyqyri Sadiku, Bahri Hyseni, Fatmir Gërguri, Betim Elezaj, Ibrahim Krasniqi, Muhamet Sadiku, Esat Peci, Bujar Bilalli, Lulzim Rexhepaj, Safet Sadiku dhe Gëzim Kastrati.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti ditë më parë ka marrë pjesë në rihapjen e terminalit doganor në hapësirat e ndërmarrjes Trepça.

“Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të Terminalit Doganor, po e rikthejmë në ‘Trepçë’ atë që gjithmonë i ka takuar dhe po korrigjojmë një dëm që i është bërë. Në atë kohë 24 punëtorë kanë punuar në Terminalin Doganor të ‘Trepçës’ dhe kishin mbetur pa punë atëherë kur e kishin nxjerrë jashtë kësaj hapësire Terminalin Doganor”, kishte thënë Kurti./Veriu.info/