Ndërron jetë Haradin Muja, babi i dëshmorit Agim Muja dhe ish deputetit Shaip Muja

LAJMI I FUNDIT

Sot, ka ndërruar jetë babai i dëshmorit, Agim Muja dhe ish deputetit Shaip Muja, Haradin Muja. Haradin Muja me ndershmëri dhe kontributin e tij jetësor, ka ngritur dhe edukuar pesë djem, kontribues të lirisë dhe çlirimit të Kosovës.

VIDEO:

Ai ka dhënë kontribut atdhetar nga demonstrata e vitit 1968 e deri në çlirimin e vendit.

Njoftimin e bëri të njohur në rrjetin social, ish deputeti Shaip Muja. Njoftim mortor Miq, shokë e dashamirë, Ndërroi jetë prindi ynë, Haradin Qazim Muja, në moshën 82 vjeçare. Varrimi bëhet më 3.4.2021, në ora 13:00, në varrezat në Arbëri, Prishtinë. Familja Muja, Prishtinë