Ndizet edhe më shumë gara, Chelsea dhe Dortmundi i bashkohen ekipeve që e duan Berardin

Chelsea, Borussia Dortmund dhe West Ham i kanë vënë sytë sulmuesit anësor të Sassuolos dhe Italisë, Domenico Berardi.

Anësori sulmues i krahut të djathtë do të mbushë 27 vjet muajin e ardhshëm dhe e ka kaluar tërë karrierën e tij në Mapei Stadium, duke refuzuar një transferim te Juventus kur gjigantët e Torinos kishin në pronësi kontratën e tij.

Sidoqoftë, ai ka arritur një nivel të ri të pjekurisë dhe mund të jetë gati të bëjë një hap të madh përpara pasi bëri përshtypje të mëdha në Euro 2020.

Paraqitja e mirë në Euro 2020, Liverpooli dhe Tottenhami vihen pas Berardit Paraqitja e mirë në Euro 2020, Liverpooli dhe Tottenhami vihen pas Berardit

VIDEO:

Eksperti i transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedulla pretendon se edhe Chelsea edhe Borussia Dortmund kanë pyetur për disponueshmërinë e Berardit.

West Ham United tashmë ishte lidhur me lojtarin e Azzurrëve gjatë javëve të fundit.

Skuadra e Stamford Bridge fillimisht kishte shënjestruar Federico Chiesan, por Juventusi nuk ka asnjë qëllim për të shitur ish-talentin e Fiorentinës.

Milani dhe Leicester City në ‘luftë’ për Berardin Milani dhe Leicester City në ‘luftë’ për Berardin

Berardi shënoi 17 gola dhe ofroi tetë asistime në 30 paraqitje të Serie A për Sassuolon sezonin e kaluar.

Milan, Lazio, Fiorentina dhe Leicester City gjithashtu kanë treguar interes në Berardin, i cili thuhet se ka më shumë të ngjarë të transferohet jashtë vendit. /Telegrafi/

The post Ndizet edhe më shumë gara, Chelsea dhe Dortmundi i bashkohen ekipeve që e duan Berardin appeared first on Telegrafi.