Ndodh edhe kjo! Çifti nga Gjilani përfundon në spital pasi u rrahën mes vete

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan, meqenëse dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje me të dashurën, janë përleshur fizikisht mes vete, duke e bërë njëri-tjetrin për spital.

VIDEO:

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 30.03.2021 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër kosovare ( të  dashurën   e tij)  janë përleshur fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.