Ndodh edhe kjo! Sherr për pronën, 32-vjeçari në Tiranë i ngul thikën të vëllait

Tiranë

Një sherr mes dy vëllezërve është shënuar së fundmi në Tiranë.

VIDEO:

Mësohet se njëri prej tyre është plagosur me thikë dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Gjendja e tij është e rëndë.

Informacion paraprak:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.