Ndodh edhe kjo, tenton të hyjë ilegalisht në Kosovë me 400 kg fasule

Policia

Një person është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Hani Elezit, pasi që i njëjti është ndaluar duke e drejtuar automjetin e tij në të cilin kishte ngarkesë 15 thasë me fasule në peshë totale prej 375 kg.

VIDEO:

Nga i dyshuari, zyrtarët doganorët kanë konfiskuar mallin dhe rasti është inicuar kundërvajtje doganore.

Në rrugën Bujanovc-Gjilan është ndaluar kamioni me targa vendore dhe pronar mashkull kosovar i cili transportonte dy dema dhe dy gjedhe.

Lidhur me rastin janë informuar inspektorët e AVUK dhe pas verifikimit është liruar kamioni me kafshët, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.