Ndodh puthja e shumëpritur mes Sarës dhe DJ PM

Gjërat duket se po ndryshojnë për mirë mes Sarës dhe Pajtimit në “Big Brother Albania VIP.

Çifti shihen më të afërt se kurrë dhe madje kanë shkëmbyer edhe ca puthje.

VIDEO:

Në një moment që i ka shpëtuar të gjithëve, Sarah dhe PM kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Edhe pse Sarah ka deklaruar herë pas here se nuk donte të lidhej me PM dhe ai deklaroi se ajo nuk ishte femra e duhur për të, tashmë situata është ndryshe.

Dyshja ende janë të turbulluar sa i përket lidhjes së tyre, pasi që akoma kanë argumente e xhelozi mes tyre.

Kujtojmë që Pajtimi refuzoi një darkë me Sarën ditën e djeshme, edhe pse ishin përzgjedhur nga banorët e tjerë që të darkonin bashkë.

Mirëpo, më vonë ai i kërkoi falje asaj që nuk e zgjodhi. /Insajderi.com