Ndoshta mund të habiteni: A e dini se këto ushqime përmbajnë ngjyra artificiale?

Disa studime e kanë lidhur konsumimin e ngjyrave artificiale në ushqim me hiperaktivitetin dhe problemet e sjelljes te fëmijët

Gjithashtu, megjithëse nuk ka rreziqe (të njohura) për të rriturit, është provuar që disa ngjyra të njohura si e kuqe 40, e verdhë 5 dhe e verdhë 6 përmbajnë komponentë kancerogjenë.

Për fat të mirë, ju lehtë mund të shmangni ushqimin me ngjyra artificiale, nëse lexoni me kujdes etiketat në paketim. Por mos harroni se ushqime të tilla mund t’i gjeni aty ku më pak i prisni. Më poshtë janë vetëm disa prej tyre, transmeton Telegrafi.

Salmon i tymosur

VIDEO:

Ngjyra rozë e ndritshme, sipas së cilës njihet salmoni, nuk është gjithmonë natyrale. Ka prodhues që përdorin kombinime të ngjyrave blu, të verdhë dhe të kuqe në produktet e tyre të peshkut.

Fjolla tërshëre

Në këtë rast, nuk bëhet fjalë vetëm për fjollat e larme të tërshërës të destinuara për fëmijë. Gjurmët e ngjyrës blu dhe të kuqe gjenden edhe në fjollat e drithërave integrale, më shpesh kur ato kanë copëza frutash.

Jogurt frutash

Fakti që kosi i frutave në disa raste përmban më shumë sheqer sesa një kek nuk është i mjaftueshëm, ekziston një arsye tjetër pse duhet ta shmangni atë. Shumë prodhues të jogurtit përdorin ngjyra dhe aromë artificiale në vend të frutave të vërteta.

Salca të sallatave

Edhe shtesat që duhet të jenë të bardha shpesh përmbajnë një sasi të caktuar të ngjyrave artificiale, dhe kjo vlen veçanërisht për variantet me nota frutash. Në vend që t’i blini në dyqane, përgatitni vetë salcat e sallatës.

Kastravecët turshi

Shumica e turshive të blera në kavanoza përmbajnë të paktën një nga nuancat e kaltër ose të verdhë.

/Telegrafi/

The post Ndoshta mund të habiteni: A e dini se këto ushqime përmbajnë ngjyra artificiale? appeared first on Telegrafi.