Ndryshim drastik në dukjen e Genta Ismajlit, hidhen dyshime për shtatzëni

Thashethemet për shtatzëninë e Genta Ismajlit qarkullojnë tash e një kohë. Mirëpo, këngëtarja nuk ka konfirmuar asgjë lidhur me këtë.

Këngëtarja e suksesshme, e cila është në lidhje me biznesmenin turk, Huseyin Usta, shpeshherë është temë në faqet rozë.

VIDEO:

Dhe derisa nuk mungojnë spekulimet për jetën e saj private, një video e publikuar së fundmi ka nxitur thashetheme lidhur me gjendjen e Gentës.

(Foto: Instagram/ustagenta)

Usta e ka postuar xhirimin në profilin e tij në InstaStory, në të cilën shfaqet artistja me një ndryshim të madh në linjat e saj trupore.

Genta shfaqet me veshje sportive dhe duket të ketë shtuar në peshë, ndërkohë që fansat kanë spekuluar se ajo mund të jetë në pritje të fëmijës. /Telegrafi/

The post Ndryshim drastik në dukjen e Genta Ismajlit, hidhen dyshime për shtatzëni appeared first on Telegrafi.