Ndryshon moti, këto janë temperaturat

Moti

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës, ka njoftuar vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me presion të rritur atmosferik.

VIDEO:

Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryejë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.