Në derën e kishës në oborrin e UP-së vendoset mbishkrimi “Jezusi urren serbët”

UP

Në derën e kishës së kontestuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës, është vendosur një mbishkrim në gjuhën angleze ku thuhet se “Jezusi urren serbët”.

VIDEO:

Ende nuk dihet autori i këtij mbishkrimi e as kur janë bërë këto grafite, por që ky veprim vjen si revoltë pas liturgjisë së mbajtur nga serbët dje në këtë kishë, shkruan Reporteri.net.

Serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare.

Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë.