Në Drenas i vjedhin gjedhin në vlerë 1 mijë e 500 euro

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Gllanasellë të Drenasit, një person ka raportuar se i është vjedhur një gjedh në vlerë 1500 euro.

VIDEO:

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të pa njohur i kanë vjedhur një gjedh në vlerë rreth 1500 (një mijë e pesë qind) €.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.