Në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari edhe vajza e politikanit shqiptar nga Maqedonia

vajza e politikanit

Të paktën 46 persona nga Maqedonia e Veriut kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

VIDEO:

Nga 52 turistë shqiptarë që ndodheshin në autobus kanë gjetur vdekjen 46 prej tyre, ndërsa 7 kanë pasuar lëndime.

Në mesin e viktimave është edhe Sumeja Brava, 27-vjeç.

Ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.

Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.