Në panelin e opinionistëve vijnë dy ish-konkurrentet e “Për’puthen”

Shqipe Hysenaj, një nga konkurrentet më të diskutuara brenda dhe jashtë “Për’puthen”, edhe pas shumë kohësh që nga dalja e saj, po rikthehet sonte në Prime, njofton Insajderi.

Të dielën që lamë pas kur transmeton versioni më i zgjatur i emisionit, Shqipja ishte e ftuar në studio me disa nga ish konkurrentet e dy edicioneve të emisionit.

VIDEO:

Në puntatën që transmeton mbrëmjen e sotme, Shqipja vjen sërish në studio por jo në cilësinë e të ftuarës, por si opinioniste.

Ajo nuk do të jetë e vetme në këtë rol, sepse krah po në të njëjtin panel do zë vend edhe Ana Lleshi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja e emisionit, Olsa Muhameti me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com