Nënkryetari i Listës Serbe dënon sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq

<!–

–>

Jevtiq nga Lista Serbe dënon sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq.

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq ka thënë se e dënon çfarëdo sulmi fizik dhe verbal ndaj cilitdo politikan e posaçërisht anëtarëve të familjeve të tyre.

VIDEO:

”Dhuna është e papranueshme pavarësisht dallimeve politike”, ka shkruar Jevtiq në Tëitter.

“Si dikush, familja e të cilit ka qenë në shënjestër të sulmeve nga aktivistët e GISPO për disa kohë, dhe për atë që autoritetet janë të vetëdijshëm në detaje, unë dënoj fuqishem çdo sulm fizik dhe verbal ndaj ndonjë politikani dhe veçanërisht anëtarëve të familjes! Dhuna e papranueshme!”

Ky reagim i tij vie pas lajmit për sulmin ndaj djalit të politikanit opozitar serb të Kosovës, Nenad Rashiq.

Djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur sot para shkollës ku ai vijon mësimin në fshatin Llapnasellë të Graqanicës. Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmetaj ka konfirmuar rastin për Gazetën Express.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur). Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.”, shtoi Ahmetaj.

Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, raportohet se është rrahur teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Sipas informacioneve të para ai është sulmuar nga një grup personash, të cilët thuhet se kanë pasur me vete edhe mjete të forta.

Express ka kontaktuar me Nenad Rashiq, por i njëjti tha se nuk mund të flasë pasi është “duke u marrë me rastin e djalit”.