Nënshkruhet marrëveshja e parë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

marrëveshja e parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

VIDEO:

Ai tha se kjo marrëveshje ka për qëllim zbatimin e lehtësirave, thjeshtimin e kryerjes së obligimeve doganore dhe lehtësimin e pritjeve në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje sipas Kurtit parasheh vendosjen e Zyrës së Kosovës në Portin e Durrësit.  

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministrat e Brendshëm të dy shteteve.