Nepotizëm në Istog, në konkursin e fundit rehatohen njerëzit e afërt me kryetarin

istog

Fenomeni i nepotizmit në komunën e Istogut është i njohur që nga paslufta.

VIDEO:

Kjo është konfirmuar edhe në konkursin e fundit të shpallur nga Drejtoria Komunale e Arsimit. 

Tre bibiliotekistët e pranuar në këtë konkurs janë të afërt me pushtetin në Istog. Asambleisti i LDK-së, Naim Behlulaj e ka rehatuar bashkëshorten e tij. 

Asistentja e Haki Rugovës, Alketa Bujupaj-Bytyqi e ka bërë me vend pune nënën e saj, Florije Bujupaj. Kryetari në largim, Haki Rugova e ka rehatuar edhe militantin partiak, Arton Blakaj.

Mbetet të shihet nëse kryetari në ardhje, Ilir Ferataj do të ndryshojë fenomenin e nepotizmit në mandatin e parë si kryetar./Indeksonline/