Nervozohet Vuçiq: Do t’i kërkojë shpjegime BE’së pse nuk reagojnë kur Kurti flet për bashkim me Shqipëri

<!–

–>

Vuçiq: Do t’i kërkojë shpjegime BE’së pse nuk reagojnë kur Kurti flet për bashkim me Shqipëri.

VIDEO:

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se do t’iu drejtohet me një letër të gjithë krerëve të shteteve anëtare të BE’së për të kërkuar një shpjegim dhe një përgjigje për deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, për punën e bashkimit me Shqipërinë.

Vuçiq ka thënë se do të kërkojë shpjegime se pse nuk reagojnë kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, flet për punën e bashkimit me Shqipërinë.

“[Letra], do të përmbajë një pyetje të thjeshtë. A do të thotë se do të heshtni dhe nuk do të reagoni nëse dikush nga këtu flet për një bashkim me një tjetër. Sipas cilit parim u lejohet shqiptarëve ta bëjnë këtë dhe sipas cilit serbët janë të ndaluar. Unë. do të kërkojë gjithashtu që në formë zyrtare të kërkohet shpjegim nga të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTS, trasnmeton Gazeta Express.

Kreu i shtetit serb tutje ka thënë se Serbia nuk do të ndjek një politike të tillë, meqë thotë se është i vendosur të respektojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Monocle”, ka thënë se do të votonte për bashkim me Shqipërinë, vetëm në rast të një organizimi të një referendumi paqësor dhe demokratik.

“Në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti kur është pyetur prerazi se si do të votonte në një referendum për bashkim me Shqipërinë.