Nëse doni të keni sukses, përsëritjani vetes këto fjalë!

Shpesh herë ndodhë që të dëshironi diçka aq shumë, por të ndaloni shkaku i frikës së dështimit. Tek shumica e personave frika nga dështimi e mposhtë vetëbesimin dhe si pasojë e kësaj ata nuk ndërmarrin veprime të caktuara, të cilat ndoshta do të mund të ishin kurora e suksesit të tyre.

Për ta mposhtur këtë frikë iu duhet motivim dhe në shumicën e rasteve këtë motivim e presin nga të tjerët. Por, të tjerët nuk janë gjithëmonë aty kur ju keni nevojë , prandaj është shumë e rëdësishme që ta motivoni vetveten.

Këtu janë të listuara disa fjalë që mund t’ia përsërisni vetes suaj, nëse ndieni se frika se mos do të dështoni po e mposhtë vetëbesimin tuaj.

 

Nëse do të bësh diçka bëje tani. Ndonjëherë “më vonë” mund të mos vijë kurrë.

VIDEO:

Shumë shpesh mund të ndodhë që një mundësi që të ofrohet njëherë të mos mund të  të vijë më kurrë. Nëse ju jeni në dyshime dhe vendosni ta leni për më vonë, atëherë ka mundësi që të mos mund ta arrini më. Prandaj, është shumë e rëdësishme që në rast se doni të bëni diçka ta bëni menjëherë. Më mirë është ta provoni, se sa të pendoheni më vonë se pse nuk i ndoqët ënërrat tuaja.  

 

Ti mund të bësh gjithëçka. Vetëm duhet të ngrihesh dhe të ndjekësh ëndërrat e tua. 

Nëse do të bësh diçka nuk ka asgjë që të mund të të ndalojë, përveç vetes tënde. Ju jeni të aftë të arrini çdo sukses që e dëshironi. Mjafton të ndiqni ëndërrat tuaja dhe të mos ndikoheni nga mendime negative.

 

Mos ndalo kur je i lodhur, ndalo kur të mbarosh.

Sa herë që filloni diçka, ju nuk e filloni që ta ndalni në gjysmë. Çdo gjë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Andaj, kur të niseni drejt një rruge suksesi mos ndaloni kur ndieni se nuk mundeni më, por ndaluni atëherë kur keni arritur në fund të asaj që e keni dashur që nga fillimi.

 

Mos i kufizo sfidat e tua, por sfidoji kufinjtë e tu.

Ju mund t’i caktoni vetes kufinj, por e rëndësishme është t’i tejkaloni ata. Gjatë rrugës mund të ndodhë përherë që të iu hapen mundësi të reja nga ato që i keni menduar më parë dhe për t’i arritur ato të iu duhet të ballafaqoheni me sfida të ndryshme nga më të vështirat. Por, kjo nuk duhet të iu ndalë dhe të mendoni se meqë nuk e keni pasur në plan më parë të mos e bëni pjesë të planit tani. Përherë duhet të jeni të hapur ndaj gjërave të reja, sepse secila të hapë një rrugë më shumë drejtë suksesit.

 

Gjërat e mëdha kurrë nuk vijnë nga zonat e rehatisë.

Për të arritur suksesin e dëshiruar nuk mjafton vetëm të mendoni se do ta arrini atë, por edhe të mundoheni për ta arritur. Mendimi është porta, ndërsa mundimi çelësi. Askush nuk ka arritur asgjë vetëm duke ndenjur. Prandaj, pasi të mendosh rrugën e suksesit tënd gjatë kohës sa je duke ndenjur ngrihu dhe mundohu ta bësh realitet atë, pa marrë parasysh se sa e vështirë do të jetë. Në fund do ta merrni çmimin e shumë kërkuar.