Nëse pini kafe të zezë pa qumësht, atëherë me siguri ju pëlqen edhe ky lloj çokollate

Ekspertët pohojnë se janë të lidhura me njëra-tjetrën

Nëse pëlqeni kafenë e zezë të thjeshtë pa i shtuar qumësht, atëherë me siguri pëlqeni të hani çokollatë të zezë, thotë doktoresha Marilyn Cornelis, profesoreshë e mjekësisë preventive, e cila, sipas hulumtimeve të fundit, pretendon se e gjitha lidhet me gjenet.

VIDEO:

Sasi të moderuara të kafesë së zezë – ndërmjet 3 dhe 5 filxhanë në ditë, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të caktuara, duke përfshirë sëmundjen e Parkinsonit, sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Ne e dimë se ka prova në rritje të efekteve të dobishme të konsumit të moderuar të kafesë në shëndet. Por është e rëndësishme të theksohet se është mirë të konsumoni kafe pa shtuar qumësht apo krem.

Në hulumtimin e mëparshëm, Cornelis dhe ekipi i saj zbuluan se gjenet mund të ndikojnë pse disa njerëz shijojnë shumë filxhanë kafe në ditë, ndërsa të tjerët jo.

Njerëzit me një gjen të veçantë metabolizojnë kafeinën më shpejt, kështu që efektet stimuluese zbehen më shpejt dhe ata duhet të pinë më shumë kafe. Kjo mund të shpjegojë pse disa njerëzve duket se nuk u pengon sasia e kafeve në krahasim me dikë që mund të dridhet ose të fryhet shumë pas një kafeje të vogël. /Telegrafi/

The post Nëse pini kafe të zezë pa qumësht, atëherë me siguri ju pëlqen edhe ky lloj çokollate appeared first on Telegrafi.