Nesër në Tiranë Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor, kjo është agjenda

Agjenda

Ditën e nesërme më 10 qershor, në Pallat të Brigadave në Shqipëri zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Në Tiranë do të bëhen bashkë Komisioneri Europian, Olivér Várhelyi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Kryeministri i Serbisë, Brnabić, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, Ljuba Siljanoska, raporton TCh.

VIDEO:

Një konferencë për shtyp të Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi do të mbahet në orën 12.30.

Agjenda e Samitit që do të mbahet nesër:

Në orën 09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Në orën 10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

Në orën 10.30 – Mbërritja e delegacioneve

Në orën 11.00 – Seanca Plenare

Në orën 12.30 – Foto Familjare

Në orën 12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi

Në orën 13.00 – Drekë Pune

Në orën 15.00 – Firmosje e marrëveshjeve