Netflix me dokumentar për Britney Spears, zbulon datën e saktë të lansimit

Dokumentari i ri i Netflix dedikuar Britney Spears është thuajse gati për lansim.

Projekti titullohet “Britney vs Spears”, ndërsa ka filluar të realizohet për më shumë se një vit.

Regjinë e dokumentarit e ka bërë filmbërësja amerikane, Erin Lee Carr.

VIDEO:

Dokumentari i Britney Spears lansohet së shpejti (Foto: Twitter)

Sipas publikimeve, “Britney vs Spears” përqendrohet rreth kujdestarisë së pazakontë ndaj artistes, ndërkohë që përfshinë figura të rëndësishme të pranishme në jetën dhe veprimtarinë e saj.

Nuk është e qartë akoma nëse vet 39-vjeçarja është e përfshirë në këtë projekt.

Të gjitha lajmet nga Britney Spears Të gjitha lajmet nga Britney Spears

Në fillim të këtij muaji, babai i Spears, James Spears, kërkoi nga avokati i tij që t’i jap fund kujdestarisë së saj pas 13 vitesh.

Britney dhe Jamie Spears (Foto: New York Post)

Dokumentari “Britney Vs Spears” vjen pas lansimit të dokumentarit të Hulu, “Framing Britney Spears”, i cili përqendrohet në lëvizjen #FreeBritney, sipas të cilit thuhet se ylli është mbajtur nën përkujdesje me vjet të tëra përkundër dëshirës së saj.

Erin Lee Carr, e cila është e bija e gazetarit të ndjerë David Carr, në anën tjetër dallohet për hulumtime në sistemin e drejtësisë penale. Ajo ka realizuar edhe shumë dokumentarë të tjerë.

“Britney Vs Spears” pritet të lansohet më 28 shtator, para datës së seancës së radhës të saj, që do të mbahet një ditë më pas.

Më poshtë ua sjellim trailerin e këtij projekti:

/Telegrafi/ 

The post Netflix me dokumentar për Britney Spears, zbulon datën e saktë të lansimit appeared first on Telegrafi.