Newcastle fillon me shuma të mëdha, gati 80 milionë euro për t’ia rrëmbyer objektivin Manchester Unitedit

Newcastle United ka ndërruar pronar dhe tani është skuadra më e pasur në botë.

Duke parë se gjenden në një pozitë të vështirë në tabelë, bardhezinjtë janë duke bërë transferime, ku kanë marrë Kieran Trippier dhe Chris Wood.

Por transferimi i tretë pritet të jetë shumë i madh për ‘Laraskat’, pasi kanë bërë gati 80 milionë euro për të.

VIDEO:

Fjala është për mesfushorin e talentuar Amadou Haidara që ka shkëlqyer me fanellën e RB Leipzig.

23-vjeçari nga Mali është objektivi kryesor i Manchester United për repartin e mesfushës, por duket se Newcastle ka kaluar në ‘pole position’ për transferimin e tij.

The Sun ka raportuar se ‘Laraskat’ kanë gati ofertën prej 80 milionë euro në drejtim të Leipzigut për transferimin e mesfushorit defensivë.

Haidara shihet si mesfushor me të ardhme të madhe dhe Newcastle është gati të investojë shumën e madhe në të në mënyrë që ta ketë një futbollist për shumë vite në radhët e veta.

Gjithnjë sipas mediumit anglez, transferimi i Haidaras në St James Park mund të kompletohet javën e ardhshme, pasi shuma prej 80 milionë eurove duket e parefuzueshme nga Leipzig. /Telegrafi/

The post Newcastle fillon me shuma të mëdha, gati 80 milionë euro për t’ia rrëmbyer objektivin Manchester Unitedit appeared first on Telegrafi.