Newcastle United synon transferimin e katër lojtarëve nga rivalët e Ligës Premier qysh në janar

Një raportim i ri ka zbuluar katër objektivat kryesore të transferimit të Newcastle United që klubi do të kërkojë t’i sjellë në janarin e vitit të ardhshëm.

Pas emërimit të Eddie Howe si trajner, prioriteti tjetër për grupin e ri të pronarëve të udhëhequr nga Arabia Saudite është të forcojë statusin e klubit në Ligën Premier duke shmangur rënien nga kategoria.

Magpies aktualisht janë në fund të tabelës, pasi nuk kanë arritur të fitojnë një ndeshje të vetme në 12 përpjekje deri më tani.

Image Credit: PA

VIDEO:

Ndërsa pati arsye për shpresë gjatë ndeshjes debutuese të Howe në krye fundjavën e kaluar, në të cilën vendasit barazuan 3-3 me Brentford, duhet lënë të kuptohet se ka ende shumë punë.

Ekziston gjithashtu një mungesë serioze e cilësisë në disa pjesë kyçe të skuadrës, e cila mund të korrigjohet me disa investime gjatë dimrit.

Sipas Northern Echo, pronarët e rinj kanë katër emra në krye të listës së tyre të transferimeve të janarit: James Tarkowski, Jesse Lingard, Divock Origi dhe Oleksandr Zinchenko.

Image Credit: PA

Të katër mund të jenë të disponueshëm kur afati kalimtar të hapet, qoftë ajo në baza të përhershme apo si huazim.

Ç’është më e rëndësishmja, Newcastle ka gjendje të mirë financiare për të mposhtur çdo klub që i bashkohet luftës së ofertave, gjë që mund të jetë një problem nëse ata janë ende në zonën që shpijen nga rënia në Championship.

Me siguri, marrëveshja më interesante e përfolur për fansat e Toon do të jetë ajo e Lingard, i cili është pikërisht lloji i lojtarit për të cilin po e kërkon Eddie Howe.

Image Credit: PA

Kreativ, me një nuhatje fantastike për gol, 28-vjeçari me siguri do të shtonte shumë gola – ashtu siç bëri me West Hamin sezonin e kaluar.

E megjithatë, pavarësisht gjithçkaje që mund të krijojë Newcastle, siç theksoi përballja e fundjavës së kaluar me Brentford, vija e pasme ende duket jashtëzakonisht e brishtë.

Tarkowski, një reprezentues anglez, mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre shqetësimeve, pasi lojtari i Burnleyt është një qendërmbrojtës inteligjent me mbi gjashtë vjet përvojë në Ligën Premier.

Ndërsa Origi dhe Zinchenko mund të mos hyjnë në skuadër si startues automatikë, nëse ata do t’i bashkoheshin gjithashtu revolucionit të Howe, të dy mund të kenë një rol jetik për të luajtur për sa i përket shtimit të një force të nevojshme në fazën ofanzive. /Telegrafi/

The post Newcastle United synon transferimin e katër lojtarëve nga rivalët e Ligës Premier qysh në janar appeared first on Telegrafi.