Neymar dhuroi ‘magji’ me driblimet e tij ndaj Perusë

Sulmuesi i Brazilit, Neymar bëri disa driblime interesante në fitoren e kombëtares së tij ndaj Perusë në Copa America.

Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Perusë në kuadër Grupit B në Copa America.

Golat në këtë fitore të Selecaos u shënuan nga Alex Sandro (12’), Neymar (68’), Everton Ribeiro (89’) dhe Richarlison (90+).

VIDEO:

Brazili vazhdon ‘mbretërimin’ në Copa America, shkatërron Perunë Brazili vazhdon ‘mbretërimin’ në Copa America, shkatërron Perunë

Lojtari më i mirë i ndeshjes padyshim se ishte ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, i cili shkëlqeu dhe kohë pas kohe dhuronte magji me lëvizjet e tij.

Neymar bëri disa driblime mahnitëse në minutën 82-të të ndeshjes, por edhe një lëvizje të bukur në minutën e 35-të.

Ai dribloi disa lojtarë, ndërsa nuk munguan duartrokitjet nga bashkëlojtarët e tij. /Telegrafi/

 

The post Neymar dhuroi ‘magji’ me driblimet e tij ndaj Perusë appeared first on Telegrafi.