Nga 13 qershori Gjermania largon Kosovën nga “lista e zezë”

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar se nga 13 qershori Kosova nuk do të jetë më pjesë e “listës së zezë”, në të cilën bëjnë pjesë vendet me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19, përcjell Insajderi.

Lajmi është bërë të ditur përmes një postimi në ëeb faqen zyrtare të ministrisë gjermane.

VIDEO:

“Kosova nuk është më një zonë rreziku nga 13 qershori 2021, situata epidemiologjike”, thuhet në njoftim.

“Kosova vazhdon të jetë e prekur nga COVID-19, por numri i infeksioneve të reja ka rënë përsëri. Kosova klasifikohet si zonë e rrezikut deri më 12 qershor 2021”, thuhet tutje në njoftim.

Por, Ministria ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kosovës për udhëtime të panevojshme turistike./Insajderi.com