Nga këto komuna vijnë raset e reja me koronavirus, prin Prishtina

<!–

–>

VIDEO:

Janë konfirmuar 292 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 292 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 556 pacientë të tjerë kurse 3 të infektuar me Covid-19 kanë ndërruar jetë./ORAinfo/