Nga kjo ministri është zyrtari i arrestuar sot, kaq para mori rryshfet

ministri i arrestuar

Sot është arrestuar në flagrancë një zyrtar i një ministrie në Kosovë, pasi ka kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.

VIDEO:

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se zyrtari i arrestuar është nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se zyrtari në fjalë ka pranuar rryshfet në shumën prej mbi pesë mijë eurosh.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë.