Nga KQZ tregojnë se kur mund të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Zëdhënësi i KQZ-së

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë të mbajtur mëherët për media ka bërë të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuar me fletëvotime nga jashtë vendit dhe rinummërimi i disa vendvotimeve.

VIDEO:

Me këtë rast, Elezi ka thënë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit mund të shpallen gjatë javës së ardhshme.

“Procesi i rinumrimit të vendvotimit po shkon sipas dinamikës që e kemi parë, janë 28 tavolina ku po zhvillohet procesi i rinumrimit dhe besojmë që procesi do të përmbyllet deri të premten në mbrëmje. Gjatë fillimit të javës së ardhshme besoj që KQZ mund të dalë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Tutje Elezi ka thënë se gjatë vikendit mund të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre jashtë vendit.