Nga PDK-ja rikonfirmohet: Nuk do të qëndrojmë në sallë kur votohet presidenti

PDK

Deputetja e Partisë Demokratike, Ariana Musliu-Shoshi, ka konfirmuar se PDK-ja nuk do të qëndrojë në sallë kur do të votohet Vjosa Osmani për presidente.

VIDEO:

Përmes një postimi në Facebook, Shoshi ka thënë se kështu ka vendosur Këshilli i Përgjithshëm.

“Sqarim: Sa i përket vendimit për votimin e presidentit, PDK nuk qëndron në sallë kur votohet presidenti, ashtu siç ka vendosur këshilli i përgjithshme”, ka shkruar Shoshi