Nga rezistenca në temperaturat e ulëta e deri te xhirimet në objektin e famshëm brutalist – Rita Ora publikon prapaskenat e xhirimeve të klipit “Big”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksesin e mini-albumit të saj më të fundit, “Bang”.

Ajo realizoi me klio këngën “Big” në bashkëpunim me reperin Gunna, në të cilin u shfaq me një veshje tradicionale shqiptare të modifikuar – kreacion i cili u punua nga Valdrin Sahiti.

Rita vendosi që këtë klip ta xhironte në Bullgari, me shpresën për të sjellë një frymë të mbarë Evropës Lindore në klipin e saj.

Ajo tani ka publikuar në kanalin YouTube një video, nga prapaskenat e xhirimeve të klipit “Big”.

VIDEO:

Rita së bashku me valltarët e klipit të cilët gjithashtu u shfaqën me veshje tradicionale, xhiruan në qytetin e vjetër, Perkin, të Bullgarisë, shumë afër kryeqytetit bullgar, Sofia.

Foto: Rita Ora/YouTube

Më pas, në klipin e prapaskenave, ajo u shfaq duke xhiruar në një pellg me ujë, ku edhe pse temperaturat ishin në minus, ajo bëri të pamundur që të çonte deri në fund misionin e saj.

Foto: Rita Ora/YouTube

“Për videon muzikore”, dëgjohej ajo duke thënë përgjatë videos, duke treguar kështu sakrificat që po kalonte për të përfunduar xhirimet në kushte të tilla atmosferike.

Foto: Rita Ora/YouTube

Dhe në fund, Ora dhe ekipi i saj xhiruan pjesën finale në monumentin e famshëm bullgar, Buzludzha.

Foto: Rita Ora/YouTube

Objekti brutalist Buzludzha u ngrit në vitin 1974 për ta përkujtuar formacionin brutal të Partisë Komuniste Bullgare në vitin 1891. Çdo vit, më 1 shkurt, shteti i Bullgarisë mban një ditë nacionale të përkujtimit ku njerëzit mund të shkojnë për t’i nderuar viktimat e regjimit komunist. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/YouTube

The post Nga rezistenca në temperaturat e ulëta e deri te xhirimet në objektin e famshëm brutalist – Rita Ora publikon prapaskenat e xhirimeve të klipit “Big” appeared first on Telegrafi.