Nis mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Rama: Do të firmosën shumë marrëveshje

Kosovë-Shqipëri

Ka nisur mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që këtë vit po mbahet në Elbasan.

VIDEO:

Në fjalën hyrëse, kryeministri Edi Rama ka përmendur marrëveshjet një nga një që do të firmosen nga ministritë përkatëse.

Sipas tij Ramës do të nënshkruhen marrëveshje në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.

Mësohet se janë rreth 15 marrëveshje që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje të përbashkët.

Kjo është mbledhja e shtatë me radhë e dy qeverive