Nis peticion për ndërtimin e mbikalimit në Veternik

Ka nisur një peticion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, përmes së cilit po kërkohet ndërtimi i një mbikalimi në lagjen “Veternik” të Prishtinës, njofton Insajderi.

Përmes peticionit po kërkohet që mbikalimi të ndërtohet mes qendrës tregtare “Albi Mall” dhe Kolegjit “Heimerer”.

VIDEO:

Iniciator i këtij peticioni Florian Gashi, në grupin “Netëork Prishtina”, tha se numri i njerëzve që kalojnë atë rrugë është shumë i madh.

Madje, ai tregoi se po në atë vend, të hënën ka qenë dëshmitar i një aksidenti, ku një veturë ka goditur nënën me fëmijë derisa po kalonin rrugën.

“Fatkeqësisht dje kam qëllua në vend të ngjarjes kur një veturë është aksidentua me disa njerëz që ishin duke kalua rrugën në Veternik. Ka qenë tmerr me i pa të dy anët e aksidentit, si nënën me fëmijë, si viktima e po ashtu edhe shoferen e pafajshme e të traumatizuar. Shpesh e kam ngritë zërin për ndërtimin e një mbikalimi mes Albi Mall dhe kolegjit Heimerer ku numri i njerëzve që kalojnë rrugën është shumë i madh. Edhe sa aksidente duhet me ndodh qe dikush me reagua. Prandaj ju kisha lut me nënshkrua peticionin për ndërtimin e këtij mbikalimi dhe shumë të tjerëve ku është nevoja”, shkroi ai./Insajderi.com