Nis vaksinimi me dozat e ‘Pfizer’, interesim i madh i stafit shëndetësor për të marrë vaksinën

Ka nisur vaksinimi i stafit shëndetësorë gjatë së mërkurës, një ditë pasi Kosova ka pranuar rreth pesë mijë doza të vaksinave Pfizer, njofton Insajderi.

Para Sallës “1 Tetori” në Prishtinë – e cila është shndërruar në qendër vaksinimi – një numër i madh i stafit shëndetësor po presin në radhë për të marrë vaksinën.

VIDEO:

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se me vaksinat e ardhura dje do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë.

Ndërsa, drejtorë të shëndetësisë nëpër komuna kanë deklaruar se nuk kanë informacione se me sa doza të vaksinave do të furnizohen, ndonëse kanë thënë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është i madh. /Insajderi.com