Një adoleshent brazilian vret 5 veta në një shkollë, mes tyre tre fëmijë

Brazil

Një adoleshent brazilian vrau tre fëmijë, një mësues dhe një punonjëse të jashtme në një institucion parashkollor në qytetin Saudades, në shtetin jugor, Santa Catarina, bëjnë të ditur mediat braziliane të martën.

VIDEO:

Portali “nd+” shkruan se dy fëmijë dhe mësuesi vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërkohë fëmija i tretë dhe punonjësja e jashtme në spital.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Adoleshenti u përpoq të vriste më pas veten, por u ndalua dhe u dërgua në spital nga policia.