Një El Claisico për Haaland: Real Madridi dhe Barcelona edhe një herë luftojnë për një tjetër yll sikurse kanë bërë gjithmonë

Shumë e emra të mëdhenj kanë veshur fanellën e Real Madridit dhe Barcelonës ndër vite, madje edhe të dyja. 

Lëvizja e Luis Figo nga “Camp Nou” në “Santiago Bernabeu” ishte çështja më e diskutueshme në vitet e fundit, por rivaliteti i “El Clasicos” ishte i shtrirë edhe në çështjet jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Emra si Ronaldo Nazario, Bernd Schuster, Samuel Eto’o, Robert Prosinecki, Luis Enrique, Michael Laudrup dhe të tjerët kanë luajtur për të dy klubet më të mëdha të Spanjës, disa të tjerë i kanë parë këto dy klub në luftë për t’i siguruar shërbimet e tyre.

Këtë verë, Erling Haaland ka të ngjarë të bëhet lojtari i fundit për të cilin Real Madrid dhe Barcelona do të luftojnë, megjithëse do të ketë edhe klube të tjera të interesuara.

Më poshtë i gjeni emra e disa yjeve ku të dy skuadrat ishin në luftë për të siguruar shërbimet e tyre.

Alfredo Di Stefano

VIDEO:

Ndoshta transferimi më i diskutueshëm i të gjitha kohërave. Sulmuesi i lindur në Argjentinë, i cili përfaqësoi Argjentinën, Spanjën dhe Kolumbinë, u tha se kishte nënshkruar nga të dy palët. Pas një mosmarrëveshje të gjatë ishte Real Madridi që e mori.

David Beckham

Florentino Perez dëshiron ta bëjë të njëjtën gjë me Haalandin, duke e mposhtur presidentin e sapo zgjedhur të Barcelonës, Joan Laporta sikurse që kishte bërë me Beckhamin. Laporta kishte ndërtuar fushatën e tij zgjedhore rreth nënshkrimit me Beckham, por ishte Florentino ai që arriti ta merrte nga Manchester United.

Ronaldinho

Laporta dëshironte që Beckham, Thierry Henry ose Ronaldinho të bashkoheshin me Barcelonën, dhe ishte braziliani ai që arriti. Ai kishte qenë subjekt i interesit nga Los Blancos gjithashtu.

Dani Alves

Nuk ishte vetëm Real Madrid që garonte me Barcelona për Dani Alves , por edhe Chelsea gjithashtu po bënte presion për ta nënshkruar me të. Ai përfundoi në “Camp Nou” edhe pse u bë një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë.

David Villa

Pasi bëri përshtypje me Valencian, sulmuesi bëri lëvizjen e tij në Barcelonë dhe madje shënoi dy herë në një fitore 5-0 ndaj Real Madridit.  Edhe pse Los Blancos e kishin kërkuar, ai më vonë u bashkua si për inat edhe me Atletico Madridin dhe fitoi titullin e La Ligas.

Luis Suarez

Uruguaiani ishte i kërkuar nga të gjithë gjatë kohës sa ishte në Liverpool. Arsenali bëri përpjekjet e tyre për ta nënshkruar, por edhe Real Madrid ishte i etur. Ai u bashkua me Katalanasit dhe formoi një nga treshet më të frikshme të futbollit modern me Lionel Messin dhe Neymarin.

Neymar

Braziliani ishte gjithashtu subjekt i një lufte midis Real Madridit dhe Barcelonës. Marrëveshja nuk ishte pa polemika, por përfundoi në Camp Nou.

Erling Haaland

Ne do të duhet të presim dhe të shohim se ku do të përfundojë norvegjezi, ndoshta mund të mos jetë edhe në Spanjë, por një mori klubesh të tjera e duan me emra si Manchester City dhe Chelsea. /Telegrafi/

The post Një El Claisico për Haaland: Real Madridi dhe Barcelona edhe një herë luftojnë për një tjetër yll sikurse kanë bërë gjithmonë appeared first on Telegrafi.