Një familje 12-anëtarëshe thuhet se është në mesin e viktimave të aksidentit në Bulllgari

<!–

–>

VIDEO:

Në aksidentin tragjik në Bullgari kanë vdekur 45 persona, shumica prej tyre shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Gazetari maqedonas, Zekirija Mexhiti, ka deklaruar se ka familje të tëra që janë shuar, derisa në mesin e fëmijëve që kanë vdekur pati edhe binjak.

“Është një tragjedi e rëndë. Kemi familje të tëra që janë shuar, kemi fëmijë binjak, ka familje mbi 12-anëtarëshe që është shuar tërësisht në këtë tragjedi.”

Ai deklaroi në TCH se nga informacionet fillestare thuhet se autobusit paraprakisht i kishte shpërthyer goma e djathtë e parme, e cila më pas ka çuar në tërheqje zvarrë të autobusit. Autobusi është përfshirë nga flakët ndërsa jozyrtarisht thuhet se ka pasur karburant rezervë, i cili është ndezur.