Një fëmijë në Zelandë të Re mbytet pasi hyri në makinën larëse të rrobave, ekspertët bëjnë paralajmërimet për prindërit

Një fëmijë i vogël në kopsht në Zelandë të Re vdiq pasi u gjet pa ndjenja në një makinë larëse që ishte ndezur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tragjedia e rëndë ndodhi të premten në Christchurch në zonën periferike të Hoon Hay.

“Një person u lëndua dhe u dërgua në spital ku më vonë vdiq”, tha një zëdhënës i policisë në vend.

VIDEO:

“Policia po bën hetime për rrethanat e vdekjes derisa mjeku i mjekësisë ligjore është informuar”, thuhet më tej në deklaratë.

Vdekja e fëmijës nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqet e makinave larëse “me derë të përparme” për fëmijët e vegjël, kuriozë që mund të futen brenda për të eksploruar.

Pasi të hyjnë brenda ata mund të bllokohen dhe të mbyten. /Telegrafi/

The post Një fëmijë në Zelandë të Re mbytet pasi hyri në makinën larëse të rrobave, ekspertët bëjnë paralajmërimet për prindërit appeared first on Telegrafi.