Një fëmijë rrëzohet nga shkallët e një klinike në QKUK

Një fëmijë është rrëzuar të hënën nga shkallët e një klinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I njëjti ka marrë lëndime trupore dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në klinikën përkatëse.

VIDEO:

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai bëri të ditur se në kohën e rrëzimit fëmija nuk ka qenë i shtrirë në klinikë, por ka qenë me prindin e tij në vizitë të një familjari.

“Aktualisht fëmijës është duke i’ u ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në klinikën përkatëse, përderisa nga ana tjetër po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci./Insajderi.com