Një i infektuar me koronavirus në Qendrën e Studentëve

<!–

–>

VIDEO:

Vetëm një i infektuar me COVID-19 në Qendrën e Studentëve.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, ka thënë se në këtë qendër është vetëm një student i infektuar me COVID-19.

Sfishta ka shtuar se në këtë qendër janë të vendosur deri tani 1.600 studentë, dhe në çdo dhomë është vendosur vetëm një student, përveç lidhjeve familjare.

“Është bërë vendosja e gjithë studentëve që është paraparë me rekomandimet e institucioneve shëndetësore me nga një student në dhomë, ku janë gjithsej 1.600 studentë që janë vendosur në konviktet e Qendrës Studentore. Deri më tash vetëm një rast ka rezultuar pozitiv me COVID. Të gjitha masat janë marrë në mënyrë që të kontrollohen të gjithë studentët. Një studentë në një dhomë. Në raste të veçanta familjare janë vëllai me vëlla dhe motra me motër”, tha Sfista për EO.

Mes tjerash, Sfishta theksoi se ushqimi shpërndahet te studentët dhe ata e marrin të paketuar.

“Sa i përket vendosjes dhe menaxhimit në Qendrën e Studentëve, ky nuk do të jetë shkak që të rritet infeksioni sepse këta studentë janë vendosur në atë mënyrë që të ruhen edhe nga bartja e infeksionit dhe kemi respektuar të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga IKShPK. Studentët ushqehen në mensë dhe e marrin ushqimin e paketuar dhe është punë shtesë për stafin tonë”, shtoi Sfishta.