Një i vdekur dhe 15 raste të reja me koronavirus

<!–

–>

VIDEO:

Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, rritet numri i rasteve të reja pozitive.

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar 11 pacientë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë testuar 2.144 persona. Në Kosovë janë regjistruar 15 raste të reja me koronavirus të martën.

Numri i personave të vdekur që nga fillimi i pandemisë është 2.265, i të infektuarve 107.921, derisa të shëruar janë 105.549.