Një muaj paraburgim zyrtarit të Ministrisë së Kulturës që u kap në flagrancë duke marr ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Leutrim Gashi i cili ditë më parë u arrestuar për marrje ryshfeti në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas komunikatës për medie, masa e paraburgimit prej një muaji i është shqiptuar sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 par 1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për medie.

VIDEO:

​Arrestohet zyrtari i një ministrie për marrje ryshfeti nga bizneset aplikuese për subvencione ​Arrestohet zyrtari i një ministrie për marrje ryshfeti nga bizneset aplikuese për subvencione

Po ashtu, sipas komunikatës “gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit L.G. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”.

Zyrtari i Ministrisë së Kulturës u kap në flagrancë duke marr 5,850 euro ryshfet Zyrtari i Ministrisë së Kulturës u kap në flagrancë duke marr 5,850 euro ryshfet

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar dhe e argumentuar për këtë fazë të procedurës. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

The post Një muaj paraburgim zyrtarit të Ministrisë së Kulturës që u kap në flagrancë duke marr ryshfeti appeared first on Telegrafi.