Një nga performancat më të rëndësishme në karrierën e Dua Lipës për pak dështoi nga sulmet kibernetike

Raportohet se performanca e drejtpërdrejtë e “Studio 2054”, gati sa nuk u shkatërrua nga hakerët në internet, njofton Insajderi.

Organizatorët e performancës kanë zbuluar se ngjarja pothuajse mori një kthesë fatkeqe kur hakerat u përpoqën të hynin në transmetim.

VIDEO:

James Sutcliffe që prezantoi ngjarjen tha për gazetën “The Sun”: “Ramë pre e sulmeve kibernetike në fillim të shfaqjes”.

“Vitet e eksperiencës që kishte ekipi ynë nënkuptonte se ishim gati për një sulm të tillë. Transmetimi nuk dështoi, shikuesit nuk vënë re asgjë dhe ne ishin nëe gjendje të përfundonim një shfaqje të mrekullueshme”.

Shfaqja u mbajt në nëntor të vitit të kaluar dhe mblodhi më shumë se 5 milionë shikues. /Insajderi.com