
<!–
–>
VIDEO:
Vetura godet një këmbësor në Shakovicë të Podujevës.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.