Një truk që as profesionistët nuk do ta zbulojnë! Një recetë origjinale për ‘Brownie’

Ëmbëlsira Brownie

Do ta kollofitni me kënaqësi, as një thërrime nuk do të mbetet!

Kombinim perfekt i çokollatës dhe lajthive.

VIDEO:

Nëse doni të forconi shijen e ëmbël, shtoni me maje thike spec të bluar në përzierje – rezultati do t’ju kënaqë!

Ëmbëlsira Brownie vjen nga kuzhina tradicionale amerikane.

Përbërësit:

– 250 g gjalpë;
– 200 g çokollatë të zezë për zierje;
– 80 g pluhur kakaoje;
– 70 g miell;
– 350 g sheqer pluhur;
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– 4 vezë;
– 50 g lajthi.

Përgatitja:

Furrën nxeheni në 180 gradë Celsius.

Në avull shkrini gjalpin dhe çokollatën, duke i përzier derisa të bashkohen. Shtoni lajthitë e grira.

Përziejeni miellin e situr me kakaon, pluhurin e ëmbëlsirave dhe sheqerin pluhur. Përziejeni me çokollatë dhe gjalpë.

Shtoni vezë të rrahura dhe përzieni të gjitha mirë në mënyrë që të mos ketë droçka.