Noizy me dhuratë luksoze për babain e tij

Rep-artisti i njohur, Noizy, njihet për jetën e tij luksoze në përgjithësi.

Nga jeta e përditshme ai shpesh ndan pamje për fansat e tij, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

VIDEO:

Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram ai ka bërë të ditur se i ka bërë dhuratë personit më të dashur.

Bëhet fjalë për babanë e tij, të cilit Noizy ka zgjedhur që t’i blejë një makinë luksoze.

Jo vetëm që shfaqi prindin e tij, por reperi solli pamje edhe nga dhurata të cilën ia dhuroi për ditëlindje.

Theksojmë se ai është duke bërë bujë kohëve të fundit me projekte muzikore, të cilat po pëlqehen nga adhuruesit e muzikës së tij. /Insajderi.com