Nora Istrefi publikon video duke vallëzuar me bikini në plazh

Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi, po shijon pushimet e verës në Jug të Shqipërisë, ku po qëndron me motrën e saj, Erën.

Nora është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi e video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon në bregdet.

VIDEO:

Ndër to, këngëtarja publikoi një video në InstaStory, ku derisa lëvizte – tregonte linjat e përsosura të trupit, nën ritmet e një melodie verore.

Nora së fundmi u bë pjesë e bashkëpunimit të Melinda Ademit dhe Gjikos në projektin e fundit të lanësuar ditë më parë, e që titullohet “Ay Caramba”. /Insajderi.com