Normalizohet situata, ndërpritet gjendja emergjente në Deçan

<!–

–>

VIDEO:

Shtabi për Menaxhimin e Emergjencave ka marr vendim që të ndërpritet gjendja emergjente në Komunën e Deçanit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka falënderuar të gjitha institucionet që i dolën në ndihmë me rastin e helmimit të mbi 1500 personave.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave; u mor vendim për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit.

Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre

që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të përballemi me situata të tilla!

BR”, ka shkruar ai.