Notat e futbollistëve të ndeshjes City-PSG, Mahrez lojtari i ndeshjes

Manchester City mposhti 2-0 PSG-në në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve. Rihad Mahrez ishte heroi i skuadrës angleze, mesfushori algjerian realizoi dopietë, duke i siguruar skuadrës së Guardiolës, finalen historike, njofton Insajderi.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, teksa Mahrez është zgjedhur njeriu i ndeshjes. 30 vjeçari është vlerësuar me notën 8.7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Menjëherë pas tij vijnë mbrojtësi Kyle Ëalker me notën 8 dhe mesfushori Foden i cili është vlerësuar me 7.9.

VIDEO:

Për sa i përket futbollistit më pak të vlerësuar nga të dyja skuadrat, rezulton të jetë Angel Di Maria, kjo edhe për shkak të kartonit të kuq të marrë. Argjentinasi ka marrë notën 6.1. Paraqitje aspak dinjitoze edhe për Dialo, Icardi dhe Ander Herrera. /Insajderi.com