Nuk deshi të martohej, policia italiane dyshon se familja pakistaneze e vrau vajzën e vet

Saman Abbas

Familjarët e një vajze 18-vjeçare po hetohen nën dyshimin për vrasje pasi ajo u zhduk nga shtëpia e familjes në Italinë veriore.

Policia thotë se familja e Saman Abbas kishte dashur që ajo të udhëtonte në Pakistan për një martesë të detyruar, të cilën ajo e refuzoi vitin e kaluar.

VIDEO:

Një kushëri është arrestuar në Francë dhe është ekstraduar në Itali.

Xhaxhai i vajzës së zhdukur dhe një kushëri tjetër janë zhdukur gjithashtu. Prindërit e saj thuhet se kanë udhëtuar në Pakistan.

Prokurorët dyshojnë të pesë anëtarët e familjes për vrasje dhe asgjësim të një trupi, megjithëse ende nuk janë gjetur mbetje.

Duke folur me një gazetar italian pas zhdukjes së Saman Abbas, babai i saj pretendoi se ajo kishte udhëtuar në Belgjikë.

Sipas mediave italiane, ajo kishte jetuar nën mbrojtjen e shërbimeve sociale që nga tetori, por u kthye në shtëpinë e familjes në Novellara, afër Parma, në fund të prillit.

Prokurorja Isabella Chiesi ka thënë se autoritetet besuan se ajo ishte mashtruar për t’u kthyer në shtëpi. Ajo shtoi se nuk kishte shpresë për një rezultat pozitiv në çështjen, të cilën ajo e përshkroi si vrasje me paramendim.

Javën e kaluar, Bashkësia Islamike e Italisë lëshoi një fetva (vendim fetar) që refuzonte martesat e detyruara në përgjigje të zhdukjes së Saman Abbas.